Termat dhe Kushtet

MIRËSEVINI NË WEB FAQEN TONË!

Faqja e Internetit COMODITA, të cilën mund ta përdorni dhe të keni qasje në domenin www.comoditahome.com, e cila është në pronësi të Kompanisë ”Bluechip Kosovo” L.L.C, me adresë si në vijim:

Miradi e Epërme p.n- Fushë Kosovë-Prishtinë, bart të gjitha të drejtat e autorit duke i përfshirë edhe të drejtat e pronësisë intelektuale për të gjitha informacionet dhe imazhet vizuale të paraqitura në Web-in tonë.

Comodita bart të drejtat e autorit si dhe të drejtat tjera dhe për çdo riparaqitje të ndonjë informacioni apo kopjim, transmetim apo botim duhet patjetër të ceket që informacioni është marrë nga Web-i jonë, pasiqë ato janë në pronësinë ekskluzive të Kompanisë ”Bluechip Kosovo” L.L.C.

Kjo faqe përdoret sipas kushteve të përgjithshme, të cilat përcaktohen në mënyrë të detajuar dhe të cilat kushte janë primare për hyrjën dhe kyqjen në Web-in tonë.

Kushtet e përgjithshme do të zbatohen sipas shitjës online apo edhe nëse produktet blehen në rrjetin e shitjës sonë në dyqanet e shtrira në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Brendi Comodita ju informon se përshkrimi i çdo produkti, karakteristika e veçantë e tij si dhe çmimet e vendosura janë të vërteta dhe të sakta.

Comodita rezervon të drejtën e ndryshimit dhe përditësimit të faqës së saj dhe se këto ndryshime/përditësime nuk do të zbatohen edhe për porositë të cilat janë kryer para datës së publikimit.

Personat të cilët dëshirojnë që të bëjnë blerje/porosi online në faqën tonë duhet t’i përmbahen procedurës së rregullt, e cila është e përshkruar në faqën tonë.

Klienti është i detyruar për të dhënë të dhënat e tij të vërteta dhe të sakta personale për identifikimin e tij.

Çdo informacion i klientit rregjistrohet në sistemin e Brendit Comodita dhe ato do të shërbejnë si provë e komunikimeve dhe porosive të bëra nëpërmjet ëebfaqës sonë.

Çmimet të cilat janë të paraqitura në skaj të çdo produkti janë çmime Neto me TVSH

Njëherit ju informojmë që për çmimet e përcaktuara për produktet tona nuk përfshihet kostoja e dërgimit të produktit në adresën e klientit.

Comodita bart të drejtën e ndryshimeve të çmimeve në çdo kohë.

Me rastin e blerjës online të produkteve tona, Comodita do t’ia konfirmoj klientit marrjën e porosisë.

Porosia e klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të personave përgjegjës të Brendit Comodita.

Pagesat për çmimet e produkteve duke i përfshirë edhe taksat e dërgimit në adresën adekuate do të paguhen në momentin e kryerjës së porosisë.

Klienti mund të zgjedh mënyrën e pagesës së produktit me cash ose në llogarinë bankare të Comoditës.

Comodita i bart të gjitha të drejtat e rezervuara mbi pronësinë e produktit deri në kryerjën e plotë të pagesës.

Dorëzimi i produktit tek ju do të kryhet bazuar në marrëveshjen interne të bërë në mes të konsumatorit dhe agjentit tanë, i cili do ju kontaktojë. Dërgesa e produktit do varet edhe nga disponueshmëria e produkteve në magazinën tonë.

Ndërsa,  Klienti e merr përsipër që të konfirmoj identitetin e tij në rastin e marrjës së porosisë së dërguar nga ana jonë.

Në rastin e marrjës së porosisë Klienti duhet të nëshkruaj që ka marrë porosinë pa asnjë vërejtje dhe se nuk mund të kërkoj asnjë kthim apo zëvendësim të produkteve të dorëzuara.