Comodita Home

Comodita Home, si kompani me një strategji bashkëkohore dhe inovative, ofron mundësi avancimi çdo ditë e më tepër për punonjësit e saj.
Ata që punojnë për Comodita Home tregojnë për zhvillimin e tyre në karrierë gjatë kohës së tyre në këtë kompani.

SHPAT XHARRA

Shpat Xharra është një nga punonjësit e parë në Comodita Home. Ai filloi punën si shitës në një nga dyqanet tona të para në Prishtinë, në vitin 2015.

Falë performancës së tij të jashtëzakonshme, brenda vitit të parë të punës, Shpati u ngrit në pozitën e Menaxherit të dyqanit.

Avancimi i Shpatit vazhdon që nga viti 2016, ku ai udhëheq me sukses dyqanin më të madh në Kosovë, Comodita Home tek Hotel Grand në Prishtinë.

 

 

BLERTA SADIKAJ

Blerta Sadikaj filloi punën në Comodita Home Albania në muajin Mars të vitit 2017, si shitëse në dyqanin Comodita Home në qendrën tregtare Toptani, në Tiranë.

Me rritjen e kompanisë, Blerta kaloi në departamentin e Marketingut ku u bë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrjeteve sociale të Comodita Home Albania.

Në Prill të vitit 2018 ajo u kthye në dyqanin Comodita Home në qendrën tregtare Toptani, tashmë si menaxhere e dyqanit.

Që nga Tetori 2018, Blerta u ngrit në detyrë dhe vazhdon të punojë si menaxhere regjionale e shitjes për Comodita Home Albania

 

 

VALENTINA PAPUÇI

Valentina Papuqi është një ndër punëtoret e para në Comodita Home. Para katër vitesh, ajo filloi punën e saj të parë si agjente e shitjes.

Për dy vite me radhë është shpërblyer si punëtore e vyer.
Kjo bëri, që në dy vitet e fundit, Valentina të jetë pjesë e ekipit operacional për hapjen e pikave të reja në Kosovë dhe jashtë saj.

Sot pas më shumë se katër vite punë dhe përkushtim, administron me sukses dyqanin Comodita Home në Pejë