Prodhuesi më i madh në Kosovë e i dyti në botë, ”Comodita”, zgjeroi veprimtarinë edhe në një rajon tjetër të globit.

Që nga 1 qershori, për herë të parë, u nis një sasi e konsiderueshme e dyshekëve drejt Skandinavisë.

Nga eksportuesi më i madh në Kosovë, thonë se rritja dhe zhvillimi i vazhdueshëm ka bërë që ”Comodita” të jetë lider në treg dhe mbi të gjitha kompani e njohur globale.

”Comodita” aktualisht eksporton në tregje të mëdha si SHBA, Kanada, Gjermani, Francë, Spanjë, Zvicër, Holandë, Izrael, sikurse edhe në shumë vende të tjera.

 

 

Comments (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *