Duke ju bashkangjitur kampanjës “Dhuro gjak, shpëto jetë”, mbi 50 persona nga Comodita Home, treguan gatishmërinë e tyre që të dhurojnë gjak për njerëzit që ju shfaqet nevoja për të, për nder të 14 Qershorit që është Dita e Dhurimit Vullnetar të Gjakut
“Sot për ne është një ditë e humanitetit, ku përfitojnë jo vetëm ata që kanë nevojë, por përfitojmë edhe ne që po japim gjak, sepse është një proces shumë i shëndetshëm edhe për organizmin tonë. Unë ju bëj thirrje të gjithëve të japin gjak sepse dikush gjithmonë ka nevojë!” – tha njëri ndër punëtorët që sot dhuroj gjak.
Si punëdhënësi më i madh dhe njëkohësisht eksportuesi më i madh në Kosovë, Comodita dita-ditës po tregon që është e gatshme për t’ju bashkangjitur kampanjave sociale në vend dhe të del në ndihmë në secilin rast siç edhe e ka dëshmuar deri më tani.
Dhurimi i gjakut është akt vullnetar dhe burimi i vetëm është dhurimi i tij kur nevojitet. Nisur nga nevojat që shfaqen dhe kërkesat që bëhen, dhurimi vullnetar i gjakut do të kthehet në një traditë nga punonjësit e Comodita Home në bashkëpunim me institucione të ndryshme shëndetësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *