Linja Comodita Mattress ju prezenton dyshekun ekskluziv i cili ju ofron rehati superiore në stil italian.

Gjumi ose mund të përmirësoj ditën tuaj, ose ta përkeqësoj atë. Nëse zgjoheni energjikë dhe të freskët, përqendrimi dhe funksionimi gjatë ditës do të jetë më i lehtë. Nga ana tjetër, nëse pjesën më të madhe të netëve i kaloni duke u rrotulluar gjatë gjumit, dita juaj do të duket si një sfidë, të lodhur dhe të irrituar.

Flini rehat dhe të qetë

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, mungesa e gjumit mund të çojë në probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë diabetin, presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe mbipeshën. Nëse dëshironi të bëni gjumë të pandërprerë dhe të zgjoheni energjikë çdo ditë, zgjidhjen e keni tek brendi më i madhë për produkte të shtëpisë në regjion dhe më gjërë, Comodita Home.

Comodita Hybrid është dysheku i cili do të ju lehtësojë çdo ditë të jetës suaj, duke ju ofruar gjumin më të rehatshëm gjatë natës. I dizajnuar nga ekspertë italian, i prodhuar në shtresa të ndryshme duke përdorur teknologjinë më inovative, ky dyshek mundëson që trupi juaj të lëvizë lirshëm gjatë gjumit, në çfarëdo pozite që flini.

E përbërë nga teknologjia më e fundit

Me një cilësi që nuk krahasohet, dysheku Hybrid përbëhet nga shtresa Memory, shtresa të ndryshme poliuretane dhe sustave individuale të mbështjellura me material mikrofibër. Ju do të liroheni nga dhimbjet e shpinës dhe nyjeve përshkak se pesha trupit tuaj do të shpërndahet njëtrajtësisht nga ana e shkumës Memory, që i përshtatet konturave të trupit tuaj.

10 VJET GARANCION

Me garancion 10 vjeçar, Comodita Home ju ofron mundësinë të pushoni dhe të ndiheni të relaksuar me dyshekun Comodita Hybrid.

Përmbajtja dhe karakteristikat

Një balancë e përkryer me temperaturë optimale dhe ambient higjienik largë alergjive dhe bakterieve. Brendi Comodita Mattress ka kohë që po kujdeset për këtë gjë, gjithmonë duke ofruar dyshekun më të mirë për klientët e saj.

Prezentojmë dyshekun Hybrid me 30cm lartësi, i mbështjellur në material 100% viskosë, i ndërtuar nga 6 shtresa të kombinuara të shpuzës Memory, shpuzave poliuretane dhe sustave individuale të mbështjellura në material mikrofibër.

MBËSHTJELLËS VISKOSË

Mbështjellësi i përbërë nga materiali viskosë e mbushur me mikrofibër, me butësi mëndafshi dhe veti ajrosëse.

2CM SHPUZË ELASTIKE

Shpuzë me veti elastike (2cm) dhe strukturë poroze që mundëson temperaturë të normalizuar për trupin.

6CM SHPUZË MEMORY

Shpuzë Memory (6cm), shkumë visko-elastike për t’u liruar nga presioni, që ndihmon qarkullimin e gjakut.

4CM SHPUZË RIPËRTËRITËSE

Shpuzë elastike poliuretane (4cm), e qëndrueshme dhe ripërtëritëse.

14CM SUSTA INDIVIDUALE

Susta individuale (14cm) të mbështjellura me material mikrofibër dhe të ndara në 5 zona nga fortësia/butësia. Mbanë eshtrat tuaj në radhitje të drejtë natyrale.

3CM SHPUZË POLIURETANE

Shpuzë poliuretane me dendësi të lartë (3cm), i ofron stabilitet dyshekut dhe shtresave përsipër.