STAIN ELEMINATOR 100 ML

Zbritje

16.00

Availability: In Stock

Ky produkt sjell inovacionin në mirëmbajtjen e një ambienti të pastër duke larguar pluhurin, njollat apo qelizat e vdekura, e njëkohësisht duke parandaluar zhvillimin e bakterieve, këpurdhave apo dhe marimangat e shtëpisë.
Kjo pastruese pluhurash në mobilje krijon një ambient më të freskët dhe të shëndetshëm.

20 in stock

Ju duhet ndihmë ?
SKU: 3907489140395 Categories: , ,

Përshkrimi

Aplikimi:
Lëng pastrues me koncetrim të lartë për pastrimin e njollave të cilat nuk janë të tretshme në ujë. Heq çamçakëzin, ngjitësin, njollat e yndyrshme, njollat kozmetike dhe dyllin e qiririt. Produkti është I dedikuar për përdorim lokal për heqjen e njollave kokëforte në shtofërat e ndryshëm, tepih dhe sipërfaqe që lahen.

Rreziku:
Është I rrezikshëm! Toksik në ujëra me efekte të zgjatura. Mund të ketë pasoja fatale nëse pihet dhe kalon nga rruget e frymarrjes. Shkakton pasoja serioze ne kontakt me sytë. Përmbajtje e djegshme dhe e avullueshme. Shkakton irritim në lëkurë. Mund të shkaktojë alergji në kontakt me lëkurën. Mund të shkaktojë përgjumje ose marrëmendje. Mbani paketimin me vete në rast se kërkohet këshilla mjekësore. Mbani larg fëmijëve. Mbani larg zjarrit, sipërfaqeve të ngrohta, shkëndijave, zjarreve të hapura apo çdo gjëje tjetër ndezëse. Ndalohet të pihet duhani kur jeni duke aplikuar. Lajini duart pas përdorimit. Mbani dorëza mbrojtëse / maskë / rroba mbrojtëse / mbrojtëse për sy. Nëse prek lëkurën: Lajeni me shumë ujë. Nëse prekë sytë: Shpërlajini me ujë të bollshëm për disa minuta. Nëse mbani lente; hiqini ato, vazhdoni shpërlarjen. Nëse ndodhë irritimi I syve; kërkoni vëmendje dhe ndihmë mjekësore. Në rast të zjarrit: përdorni ABC pudër për shuarje. Asgjësoni kutinë e mbaruar sipas rregullores të ndarjes së mbeturinave në bazë të rregullores së vendit.

 

Metoda e aplikimit:
Aplikoni produktin në sipërfaqe pasi ta keni pastruar në përgjithësi, lëreni për 1 min. Hiqeni njollën me një leckë të pastër (preferohet peshqir me fibra më të forta), ose mund të përdorni lëpatë për të “gërryer” mbetjen. Rekomandohet të shpërlahet për të hequr mbetjet. Para përdorimit, përdoreni në një vend më pak të dukshëm për të testuar përputhshmërinë.

Vlerësime

Ende nuk ka vlerësim.

Vetëm klientët e regjistruar që kanë blerë këtë produkt mund të lënë një vlerësim.