Comodita Home

Video Receta

SKUMBRI ME PERIME

Elementet që ju duhen për përgatitje: 1kg peshk skumbri, vaj ulliri, miell,
2 thelba hudhër, 1 qepë, 1 spec të kuq, 1 spec të gjelbërt, 2 karrota, 2 domate, krip, piper, 50ml verë të bardhë.

Përgatitja: Fillimisht i copëtoni të gjitha perimet. Pastaj hudhni vaj ulliri në tigan dhe lyeni peshkun në miell. Fërgoni peshkun derisa të merr ngjyrë. Hudhni hudhrën në tigan dhe shtoni qepën, specat dhe karrotat.
Përziheni derisa zihen dhe i hudhni verën e bardhë, domatet dhe melmesat. Vazhdoni zierjen me kapak për 15 minuta. Shtoni peshkun mbi perime dhe zieni prapë 15 minuta. Në fund i hudhni magdanoz sipër.

Ju bëftë mirë!

SALLATË ME PATATE

Elementet që ju duhen për përgatitje:
500gr patate, 100gr bizele, 1 qepë e kuqe, magdanoz i prerë, ujë, 2 lugë koper i thatë, krip, ullinjë.
Për kremin: 2 lugë të mëdha vaj ulliri, 1.5 lugë uthull vere, 2.5 lugë senf (i bardhë ose Dijon), piper i zi, koriandër.

Përgatitja: Copëtoni patatet dhe hudhni në tigan. Shtoni ujë, kripë
dhe zieni për 15 minuta. Pastaj copëtoni qepën, magdanozin.
Nderkohë përgatiteni kremin duke vendosur vaj ulliri, 1.5 lugë uthull vere, 2.5 lugë senf(I bardhë ose Dijon), piper të zi, koriandër. Filloni të përzieni masën dhe pastaj e shtoni kremin tek patatet. Përzieni dhe shtoni qepën, 100gr bizele, magdanozin dhe vazhdoni përzierjen. Në fund i shtoni edhe disa ullinj sipër.

Ju bëftë mirë!

SUPË ME THJERRËZA TË KUQE

Elementet që ju duhen për përgatitje:
2 gota thjerrëza të kuqe, 3 lugë vaj ulliri, 3 karrota të prera, 1 qepë e prerë imët, 1 thelb hudhër, 5 domate të prera, 3 gjethe dafine, 1 lugë kripë, 1.5 litër ujë.

Përgatitja: Prisni domatet, karrotat, qepën dhe hudhrën dhe i hudhni në tigan së bashku me 3 lugë vaj ulliri. Zieni 3 minuta
Shtoni krypë, shtoni domatet e prera, gjethet e dafines dhe 2 gota thjerrëza të kuqe. Kësaj mase i shtoni edhe 1.5 litër ujë. Përzieni mirë 2-3 minuta.
Zieni për 20 minuta

Ju bëftë mirë!

BOLLGUR

Recetat e gatimit në Comodita Home Elementet që ju duhen për përgatitje: 140gr bollgur, 200gr bizele të konzervuara, 1 qepë të kuqe, 1 domate të freskët, 2 qepë të reja, 1 lugë pure domatesh ose 200-250ml sos domatesh, 2 lugë vaj ulliri të virgjër, 1 lugë piper i kuq dhe kumin, limon dhe lime, magdanoz i freskët, krypë dhe piper, 1 gotë ujë. Përgatitja: Hudhni në tigan 2 lugë vaj ulliri të virgjër,copëtoni perimet dhe i hudhni edhe ato në tigan. Shtrydhni limon dhe lime, shtoni pure domatesh ose sos domatesh dhe 1 lugë kumin, 1 lugë piper të kuq dhe domaten e freskët. Hudhni 1 gotë ujë, dhe zieni për 2-3 minuta. Shtoni 140gr bollgur dhe zieni për 30 minuta. Më pas, shtoni 200gr bizele të konzervuara, qepët e reja, dhe pak magdanoz. Në fund, tërë ushqimiin e zieni edhe për 2 minuta. Ju bëftë mirë!

SALLATË ME KINOA DHE KUNGULLESHË

Elementet që ju duhen për përgatitje:
300gr kinoa, 1 patëllxhan, 1 kungulleshë, vaj ulliri, kripë dhe piper të zi, lëng limoni, 2 thelba hudhër, 1 domate, borzilog të freskët dhe nenexhik, djath feta ose xhizë – sipas dëshirës.

Përgatitja: Hudhni 200ml ujë dhe shtoni 300gr kinoa. Zieni për 15 minuta. Pastaj copëtoni 1 patëllxhan, 1 kungulleshë, 1 domate, 2 thelba hudër. Hudhni vaj ulliri në tigan dhe shtoni perimet e coptuara në tigan. Hudhni erëzat e shtoni hudhrën. Përzieni dhe zieni 7 minuta. Shtoni kripë, piper dhe lëng limoni. Shtoni kinoan dhe vazhdoni përzierjen. Vendosnii djath feta ose xhizë sipër.

Ju bëftë mirë!

ÇORBË EGJEASE

Recetat e gatimit në Comodita Home

Elementet që ju duhen për përgatitje:
500gr patate, 1 qepë të kuqe, 2 kërcej selino të freskëta, 5 thelba hudhër, 3 domate, 3-4 gjethe dafine të freskëta ose të thara, 1 litër supë bimore, 700gr filetë peshku, gjysëm lemoni, 3-4 lugë vaj ulliri, 1/3 lugë kumin, kopër, borzilok i thatë, rigon, krip, piper.

Përgatitja: Copëtoni patatet, domatet, selinon e freskët, qepën dhe hudhrën. Hudhni në tigan 3-4 lugë vaj ulliri, dhe ndërsa e copëtoni peshkun, në tigan shtoni qepën, selinon dhe hudhrën. Zieni 2-3 minuta dhe shtoni kripë, piper. Përzieni dhe shtoni domatet, patatet, gjethe dafine dhe 1 litër supë bimore. Zieni masën për 15 minuta. Pastaj, shtoni dhe pak kripë, 1/3 lugë kumin, kopër dhe borzilok të tharë dhe shtoni peshkun.
Përzieni mirë dhe lejeni të zihet 10-15 minuta.

Ju bëftë mirë!

SHAKSHUKA

Elementet që ju duhen për përgatitje:
2 speca të gjelbër, 2 thelba hudhër, 1 qepë, 6 domate, 100ml sos domatesh, 5 vezë, magdanoz i freskët, vaj ulliri i virgjër, piper i zi, piper i kuq dhe krypë.
Përgatitja: Filloni me coptimin e specave, hudhrës, qepës dhe domateve, dhe huqni magdanozin. Vazhdoni me hudhjen e vajit të ullirit të virgjër dhe i shtoni perimet në tigan së bashku me erëzat. I zieni për 5 minuta dhe i shtoni domatet dhe 100ml sos domatesh. Vazhdoni zierjen edhe për 15 Minuta. Shtoni vezët dhe zieni edhe për 10-15 minuta tjerët. Për një përfundim të përsosur ushqimit i shtoni edhe magdanozin.
Ju bëftë mirë!

TAVË MESDHETARE

Elementet që ju duhen për përgatitje:
2x patëllxhan, 1x qepë, 1x ose 2x speca të gjelbër, 2x karrota, 6x thelbë hudhër, 1x ose 2x domate, 1x konzervë qiqrra gati për shfrytëzim, vaj ulliri i virgjër, krypë, piper, origano, kurkuma, piper i kuq, magdanoz i freskët apo nane për dekorim.
Përgatitjai: Fillimisht i copëtoni patëllxhanët, i kryposni dhe i lini për 20minuta. I copëtoni perimet, hudhni vaj ulliri të virgjër dhe i shtoni perimet në tigan për t’u zier për 2-3 minuta. Shtojeni hudhrën dhe erëzat dhe vazhdoni zierjen edhe 1-2 minuta.
Bëni bashkë të gjitha perimet, shtoni qiqrra të konzervuara dhe i zieni për 10 minuta. Në fund vazhdoni pjekjen në 200C për 45 minuta.
Ju bëftë mirë!