Përbërësit:

Baza e ëmbëlsirës:

180gr biskota të bluara
55gr margarinë e shkrirë

Mbushja me krem djath:

250gr krem djath
85gr sheqer pluhur
3-4 pika ekstrakt vanilje
240ml krem për ëmbëlsira

Salca me fruta mali:

½ gote boronica
½ gote mjedra
½ gote sheqer
½ luge e madhe miell misri
Pak kanellë e bluar
2 lugë të mëdha ujë
½ luge e madhe lëng limoni

Vendosni një enë të thellë në friz rreth 20 minuta para se ta përzieni krem djathin. Përzijini mirë biskotat e bluara me margarinën e shkrirë dhe vendosni masën në një pandispanjë 20cm duke e shtypur mirë në bazë dhe anash pandispanjës për të krijuar hapësirën për masën me krem djath. Vendoseni pandispanjën në frigorifer. Ndërkohë, nxirrni enën e thellë nga frizi dhe përzieni me mikser kremin për ëmbëlsira deri sa të bëhet masë e trashë si shllag. Në një enë tjetër rrahni djathin, sheqerin pluhur dhe vanilën. Përzini masën e krem djathit me shllagun deri sa të bëhet e njëtrajtshme dhe këtë masë vendosni mbi biskotat e bluara që tashmë i keni lënë në frigorifer. Mbështjellni pandispanjën me folje pastike dhe futeni në frigorifer për 4-5 orë ose gjatë gjithë natës. Në një tenxhere vendosni frutat e malit, sheqerin, miellin e misrit, kanellën, ujin dhe lëngun e limonit dhe lëreni në temperaturë të lartë deri sa të fillojë të vlojë. Pastaj, ulini temperaturën dhe perzijini deri sa të fitoni trashësinë e dëshiruar të masës. Më pas vendosni masën në një enë të thellë dhe futeni në frigorifer të paktën për disa orë. Servojeni masën me fruta mali mbi ëmbëlsirën tuaj të ftohtë me krem djath.

Blej sigurt, Blej online