Comodita Home është rrjeti lider në rajon për produkte shtëpiake, i pranishëm në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri dhe Belgjikë.
Me mbi 80 dyqane dhe më shumë se 5,000 produkte në asortiment, Comodita Home ofron gjithçka që ju nevojitet për ta bërë shtëpinë tuaj më të bukur dhe më të rehatshme – nga dhoma e gjumit dhe ajo e ndenjjes, deri te kuzhina dhe banja.
Në gamën tonë do të gjeni:
Dyshekë, mbi-dyshekë, jastëkë, çarçafë, jorganë dhe batanije
Produkte për kuzhinë dhe banjë, sete gatimi dhe servimi
Aksesorë dekorativë që sjellin stil dhe ngrohtësi në çdo hapësirë
Misioni ynë është të ofrojmë rehati, funksionalitet dhe dizajn bashkëkohor në çdo shtëpi.
Me rritje të qëndrueshme dhe përkushtim ndaj cilësisë, Comodita Home mbetet zgjedhja e parë për të gjithë ata që duan një shtëpi moderne dhe komode.