-76%

Dyshek HYBRID 90x200cm

Një balancë e përkryer me temperaturë të normalizuar dhe ambient higjienik largë alergjive e bakterieve që ofrohet pandërprerë gjatë kohës sa jeni të shtrirë… Në fund të fundit kjo është gjithçka që duhet të ketë një dyshek, ku trupi do të përkundet në të dhe lëvizë lirshëm nga një pozicion në tjetrin, pa penguar asnjëri. Brendi Comodita Mattress ka kohë që po kujdeset për një gjë të tillë, gjithmonë duke ju ofruar klientëve të saj dyshekun më të mirë të punuar.

 

Prezentojmë dyshekun Hybrid me 30cm lartësi, i mbështjellur në material 100% viskosë, i ndërtuar në shtresa të kombinuara duke përfshirë shpuzën poliuretane, sustat individuale të mbështjellura, dhe shpuzën Memory:

 

  • Mbështjellësi përmbushës i përbërë nga Viskosë e mbushur me mikrofibër, me butësi mëndafshi dhe aftësi ajrosëse.
  • 2cm shpuzë me veti elastike, strukturë poroze që mundëson temperaturë të normalizuar dhe të kontrolluar të trupit.
  • 6cm Memory shpuzë, shkumë Visko-elastike për të liruar presionin duke ndihmuar edhe në qarkullimin e gjakut.
  • 4cm shpuzë elastike, e qëndrueshme dhe shpejtë-ripërtëritëse.
  • 14cm susta individuale të ndara në 5 zona nga fortësia/butësia. Mbanë eshtrat tuaj në radhitje të drejtë natyrale.
  • 3cm shpuzë poliuretane me dendësi të lartë, i ofron stabilitet dyshekut dhe shtresave të ndërtuara sipër.

 

MBËSHTJELLËSI – përbërë nga materiali 100% viskosë me butësi mëndafshi, me aftësi të shkëlqyera vetajrosëse dhe mjaftueshëm fleksibile. Përpos kësaj, mbështjellësit i është shtuar mbushje mikrofibre dhe shtresë e hollë shpuzë poroze me elasticitet të lartë. Një kombinim i tillë i mundëson trupit temperaturë të normalizuar, rrit efektin ajrosës, butësinë, elasticitetin, dhe i shton vlerë karakteristikave speciale të shtresave me të cilat është i ndërtuar ky dyshek. Shkëlqimi natyral që ofron ky material në ngjyrë i jep glamur pamjes së dyshekut.

 

SHTRESA MEMORY – trashësia 6cm për të mbështjellur trupin. Kjo shpuzë visko-elastike, me efekt memorizues ndaj konturave të trupit, vetë-adaptohet gjithmonë duke ju përshtatur anatomisë suaj. Do të ju ofrojë rehati, pa lejuar që mbështetja të shkaktoj presion në zonat më të rënda të trupit, dhe ju fton të lironi stresin e akumuluar gjatë ditës.

 

SHTRESA E KOMFORTIT – e përbërë nga shpuza speciale. Kjo shtresë ka ndikim të dyfishtë, ofron rehati dhe ndihmon gjatë lëvizjeve duke shmangur ndjesinë e ngecjes. Së bashku me shtresën Memory sipër, me të cilën bashkëpunon për t’i shtuar mbështetjen, butësinë dhe një bilanc të përkryer në mes këtyre dy vetive.

 

Dysheku është i krijuar sipas standardeve të licencuar, ka certifikata ndërkombëtare dhe ka garancion 10 vjeçar.

 

  • Materiali: Kombinim i shtresave të shkumës Memory dhe poliuretane dhe sustave, me mbështjellës pambuku.
  • Udhëzime për përdorim: Dysheku vjen në një ambalazh të mbyllur hermetikisht. Nuk duhet të përdoret për të paktën 24 orët e ardhshme. Dysheku nuk duhet të bjerë në kontakt me ujin.
  • Garancion: 10 vjet garancion.

Original price was: 61,499ден.Current price is: 14,990ден.

In stock

Add to wishlist
SKU: 3902049280658 Categories: , , ,

Опции за плаќање

Димензија

190x90cm, 190x160cm, 190x180cm, 200x90cm, 200x100cm, 200x120cm, 200x140cm, 200x160cm, 200x180cm, 200x200cm