LINJA COMODITA MATTRESS JU PREZANTON DYSHEKUN MË EKSKLUZIV I CILI JU OFRON REHATINË SUPERIORE NË STILIN ITALIAN.

Gjumi mund t’ju bëjë ditën më të bukur ose të ju prishë atë. Nëse zgjoheni energjikë dhe të freskët, përqendrimi dhe funksionimi do të jetë shumë i lehtë. Nga ana tjetër, nëse i kaloni pjesën më të madhe të netëve duke u kthyer dhe rrotulluar, gjithë dita do të ju duket si një sfidë. Do të ndiheni të lodhur dhe të irrituar.
Sipas ekspertëve të shëndetit, deprivimi nga gjumi mund të çojë në probleme serioze shëndetësore, që përfshijnë diabetin, presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe mbipeshën. Pra, kjo është një çështje që duhet ta merrni seriozisht. Nëse dëshironi të bëni gjumë të pandërprerë dhe të zgjoheni energjikë çdo ditë, zgjidhjen e gjeni në dyqanet e brendit më të madh për produkte të shtëpisë në Kosovë dhe më gjërë.
Comodita Home, tashmë një brend ndërkombëtar, nën menaxhimin dhe mbrojtjen e kompanisë londineze Brand Management LTD, si çdo herë, sjell inovacione në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtar. Në gamën e gjërë të produkteve që ofron Comodita Home, për dhomën tuaj të gjumit tani mund të gjeni një dyshek të ri, si asnjë tjetër më parë.

Comodita Hybrid është pikërisht dysheku i cili do të ju lehtësojë secilën ditë të jetës, duke ju ofruar gjumin më të rehatshëm gjatë natës. I dizajnuar nga ekspertë italianë në shtresa të ndryshme dhe i prodhuar me teknologjinë më inovative, ky dyshek mundëson që trupi juaj të përkundet dhe lëvizë i lirshëm nga një pozicion në tjetrin pa penguar asnjeri. Ju do të ndiheni rehat në çfarëdo pozite që flini. Me një cilësi që nuk krahasohet, Hybrid përbëhet nga shtresa të ndryshme të shkumës poliuretane, memory dhe sustave individuale të mbështjellura me material mikrofibre. Nëse flini në shpinë, në krah apo në stomak, mbështetjen optimale përgjatë gjithë trupit tuaj ju ofron dysheku Hybrid. Dhimbjet e shpinës dhe të nyjeve do të lirohen nga pushimi në këtë dyshek sepse pesha e trupit shpërndahet njëtrajtshëm me anë të shkumës Memory që i përshtatet konturave në bazë të temperaturës së trupit tuaj.

Është e rëndësishme të flini mirë që të mbani mendjen dhe trupin tuaj të shëndetshëm. Me 10 vite garancion, Comodita Home ju ofron mundësinë të ç’lodheni e të ndiheni rehat në dyshekun më të ri Comodita Hybrid. 

PËRMBAJTJA DYSHEKUT COMODITA HYBRID

Një balanc i përkryer me temperaturë të normalizuar dhe ambient higjenik largë alergjive e bakterieve që ofrohet pandërprerë gjatë kohës sa jeni të shtrirë…
… Në fund të fundit kjo është gjithçka që duhet të ketë një dyshek, ku trupi do të përkundet në të dhe lëvizë i lirshëm nga një pozicion në tjetrin pa penguar asnjeri.
Brendi Comodita Mattress ka kohë që po kujdeset për një gjë të tillë, gjithmonë duke ju ofruar klientëve të sajë dyshekun më të mirë të punuar.

Prezentojmë dyshekun Hibrid me 30cm lartësi i mbështjellur në material 100% viskosë i ndërtuar në shtresa të kombinuara duke përfshirë shpuzën poliuretane, sustat individuale të mbështjellura dhe shpuzën Memory.

1  Mbështjellësi përmbushës i përbërë nga Viskosë e mbushur me mikrofibër, me butësi mëndafshi dhe veti ajrosëse.

2  2 cm shpuzë me veti elastike, strukturë poroze që mundëson temperaturë të normalizuar për trupin.

3  6 cm Memory, shkumë Visko-elastike për të liruar presionin që ndihmon në qarkullimin e gjakut.

4  4 cm shpuzë elastike, e qëndrueshme dhe shpejtë – ripërtëritëse.

5  14 cm susta individuale të ndara në 5 zona nga fortësia/butësia. Mbanë eshtrat tuaj në radhitje të drejtë natyrale.

6  3 cm shpuzë poliuretane me dendësi të lartë, i ofron stabilitet dyshekut dhe shtresave të ndërtuara sipër.

MBËSHTJELLËSI – përbërë nga materiali 100% viskosë me butësi mëndafshi, me aftësi të shkëlqyera vetajrosëse dhe mjaftueshëm fleksibile. Përpos kësaj, mbështjellësit i është shtuar mbushje mikrofibre dhe shtresë e hollë shpuze poroze me elasticitet të lartë. Një kombinim i tillë i mundëson trupit temperaturë të normalizuar, rritë efektin ajrosës, butësinë e elasticitetin, dhe i shton vlerë karakteristikave speciale të shtresave me të cilat është i ndërtuar ky dyshek.
Shkëlqimi natyral që ofron ky material në ngjyrë pane i jep glamur pamjes së dyshekut.

SHTRESA MEMORY – trashësia 6cm për të mbështjellur trupin.
Kjo shpuzë visko elastike, me efekt memorizues ndaj konturave të trupit, vet – adaptohet gjithmonë duke ju përshtatur anatomisë suaj.
Do të ju ofrojë rehati, pa lejuar që mbështetja të shkaktoj presion në zonat më të rënda të trupit dhe ju fton të lironi stresin e akumuluar gjatë ditës.

SHTRESA E KOMFORTIT – e përbërë nga shpuza speciale.
Kjo shtresë ka ndikim të dyfisht, ofron rehati dhe ndihmon gjatë lëvizjeve duke shmangur ndjesinë e ngecjes. Së bashku me shtresën Memory sipër, me të cilën bashkpunon për t’i shtuar mbështetjen, butësinë dhe një balanc të përkryer në mes këtyre dy vetive.

SHTRESA MEMORY – trashësia 6cm për të mbështjellur trupin.
Kjo shpuzë visko elastike, me efekt memorizues ndaj konturave të trupit, vet – adaptohet gjithmonë duke ju përshtatur anatomisë suaj.
Do të ju ofrojë rehati, pa lejuar që mbështetja të shkaktoj presion në zonat më të rënda të trupit dhe ju fton të lironi stresin e akumuluar gjatë ditës.