ULJE

Dyshek Memory 200x200cm + 1 DHURATË

Dysheku Memory është i dizajnuar për të ofruar rehati të lartë dhe mbështetje të qëndrueshme gjatë gjumit. Shkuma Memory përshtatet me konturat natyrale të trupit, duke ndihmuar në shpërndarjen e njëtrajtshme të peshës dhe reduktimin e presionit në pikat e kontaktit me dyshekun.

Konstruksioni i tij kombinon komfortin e shkumës Memory me mbështetjen e qëndrueshme të shkumës me densitet të lartë, duke ndihmuar në ruajtjen e pozicionit natyral të trupit dhe shtyllës kurrizore gjatë gjumit.

Mbështjellësi i butë plotëson ndjesinë e komfortit, duke e bërë dyshekun Memory një zgjedhje të përshtatshme për gjumë të rehatshëm dhe mbështetje të balancuar.

Dimensioni / Kompozicioni: 200x200cm

NGJYRA: Me dizajn

MATERIALI: Kombinim i shtresave të shkumës Memory dhe poliuretane me mbështjellës pambuku

UDHËZIMET E PËRDORIMIT: Dysheku vjen në paketim të vakumuar i mbështjellur në mënyrë hermetike. Pas hapjes, ai merr formën brenda 10-20 minutave, por nuk duhet të përdoret së paku për 24 orët e ardhshme. Dysheku nuk duhet të ketë kontakt me ujin.

KUSHTET E KTHIMIT / GARANCION: Garancion 3 vit

Kurse 65% 37,990 L

Ka stok

Add to wishlist
SKU: 30 Kategori: ,

Mundesitë e pagesave

Çfarë përfitoni nga dysheku Memory?​

E konturuar

Prerjet e shpuzës sjellin zonat e ndryshme të trupit tuaj në një pozicion gjumi relaksues të muskujve.

Ergonomike

Dyshek ergonomik që i përshtatet formës së shtyllës kurrizore dhe trupit në përgjithësi, mundëson shtrirje natyrale, parandalon dhimbjet dhe shton rehatinë gjatë gjumit.

Qëndrueshmëria

Dysheku garanton qëndrueshmëri, ndërsa mbulesa hiqet lehtësisht me zinxhir dhe mund të lahet në 40 gradë.

Anti Alergjike

Materialet e përdorura janë të përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme, ku mundësojnë ambient higjenik larg alergjive dhe bakterieve.

Të rehatshëm

Ndërtimi i shpuzave mbi njëra-tjetrën, përmirësojnë në mënyrë të qëndrueshme gjumin tuaj.

logo
logo
logo
Play Video

COMODITA PËR ÇDO FAMILJE

Me premisën për ndërtimin e një brend-i që do të ofroj përmisimin e kualitetit të jetës në shtëpi dhe familje, sot Comodita Home është zinxhiri më njohur i dyqaneve në Kosovë dhe rajon dhe prodhuesi më i madh i shpuzës dhe dyshekëve. Aktualisht numeron gjithsej 31 dyqane në Kosovë, 24 në Shqipëri dhe 23 në Maqedoninë e Veriut.

Kategoritë Mattress, Line, Kitchen, Accessories, Kids dhe Regent, janë projektuar si linja që premtojnë komoditetin optimal dhe kthejnë rutinën e përditshme në jetesë të lumtur përplot rehati.

Fjetja e qetë, të ushqyerit shëndetshëm dhe mirëqenja mes familjes, që nga Marsi i 2014-tës është pjesë e pandashme e çdo kujt që ka zgjedhur produktet Comodita.[Lexo më shumë]

Dimensioni

200x200cm