Kryeprokurori i Texasit Ken Paxton dhe Senatorja znj.Angela Paxton vizituan Kosovën dhe gjatë aktiviteteve brenda këtij udhëtimi, zgjuan interes të veçantë për vizitën në fabrikën e dyshekeve dhe shpuzës Comodita në Gjakovë.

Për t’u njoftuar me bisnesin më të madh industrial të rajonit – brendin Comodita, ata u përcollën nga drejtori ekzekutiv z.Eroll Shabi dhe ekipi i menaxhmentit të kompanisë. Gjatë njoftimit me ndërmarrjen dhe aktivitetet e përditshme të hapësirave punuese, zotëri dhe zonja Paxton u informuan nga afër për planet dhe zhvillimet që Comodita po bënë të në tregun amerikan, përkatësisht në vendbanimin e tyre, në shtetin Texas. Vizitorët shprehën një entuziazëm tejet pozitiv dhe mirëpritën investimet që brendi Comodita po implementon në Texas.

Gjatë kohës së kaluar brenda objekteve të Comodita, ata u fascionuan me mënyrën se si operohet brenda kësaj fabrike, linjat prodhuese, profesionalizmin, numrin e lartë të punëtorëve dhe gamën e madhe të produkteve. Mysafirët nga Texax, vlerësuan fleksibilitetin e Comodita për zgjidhjen e problemeve, sidomos lidhur me sistemin e transportit të dyshekëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që redukton koston dhe ndihmon në rritjen e numrit të produkteve të destinuara për eksport.

 

Për të përmbyllur një ditë të bukur si kjo, kryeprokurori dhe senatorja

 

shprehën dëshirën të bëhen pjesë e konsumatorëve të këtij brendi, duke përzgjedhur disa prej produkteve që ishin të disponueshme në dyqanet Comodita Home.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *