Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon i prirë nga drejtoresha Ekzekutive, znj. Andriola Kambo, anëtare të Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri dhe përfaësues komunal, sot kanë zhvilluar takime zyrtare në komunën e Gjakovës si dhe kanë mbajtur një takim të përbashkët në fabrikën Comodita.
Me qëllim të rrjetizimit të grave në biznes, ato sot zhvilluan një komunikim me gratë që udhëheqin kryesisht biznese familjare, duke ndarë përvojat, eksperiencat dhe sfidat e bizneseve.
Udhëheqësja e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon në fjalën e saj tha se janë në fazën e promovimit të platformës së re që do të ndihmojë bizneset të kenë më shumë lehtësira.
Ndërsa drejtoresha ekzekutive në Comodita, Granita Bunari njoftoi unionin dhe pjesmarrësit në takim mbi koorporatën dhe punën që zhvillohet këtu.
Gratë sipërmarrëse pas bashkëbisedimit panë nga afër ambientet dhe punën fabrikës Comodita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *