Krejt çka duhet për një shtëpi i gjen në një vend. Me këtë informacion, por edhe cilësinë e produkteve të Comodita Home u njoftuan mysafirët nga Goppingeni i Gjermanisë, që të martën në mesditë ishin për vizitë në këtë fabrikë.

Kryetari i këtij qyteti, Alex Maier, bashkë me stafin e tij dhe përfaqësues të bizneseve, që ishin të shoqëruar edhe nga i pari i Gjakovës, Ardian Gjini vizituan secilin kënd prodhues në Comodita.

Pos që panë atë që prodhohej, gjermanët edhe i provuan dyshekët, të cilët iu duken cilësorë, njofton Klan Kosova.

“Është një mundësi e mirë për të krijuar kontakte dhe pse jo të kemi bashkëpunime. Kompania duket mbresëlënëse dhe do të dëshiroja të kishim një kompani të këtillë edhe në Goppingen”. deklaroi Maier.

Duke përmendur Comoditën, homologu i tij gjakovar, Gjini, tha se ka shumë nevojë për kësi bashkëpunimi mes Kosovës e Gjermanisë.

Pas pjesës së prodhimit të dyshekëve, mysafirët vizituan ambientet e punës së menaxhmentit. Ata thanë se largohen nga aty me bindje se do të bashkëpunojnë thellë me Comoditën dhe Gjakovën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *