Brendi numër një për produkte shtëpie Comodita Home sjell zbritje deri në 75% në të gjitha kategoritë e produkteve.

Nga e premtja e datës 17 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të madh botëror të zbritjes Black Friday, me oferta spektakolare në produktet më të veçanta për shtëpi.

Është koha e duhur të mbushni shtëpinë me produkte gjumi, të kuzhinës, banjos dhe aksesorë duke kursyer deri në 75% të vlerës së produkteve.

Me një shumëllojshmëri të zgjedhjeve nga kategoria e dyshekëve ju keni mundësinë të blini  Dyshkeun Cloud me extra zbritje 300€, dyshekun Hybrid, përveç zbritjes e përfitoni edhe një set mbulese dhuratë. Poashtu me çmime promocionale i gjeni edhe dyshekët më të rinj Swiss Lux dhe iCool. Dhomën e gjumit mund ta plotësoni edhe me jastëkë duke filluar nga 4.00€, sete çarçafësh duke filluar nga 19.00€, jorgan prej 22.00€, mbulesa te shtratit nga 26.00€ e batanije prej 8.00€.

Ndërsa kuzhinën kompletoni me sete pjatash me çmime që fillojnë nga 29.00€, blenderin NutriFast me çmim special vetëm 56.00€, sete lugësh 30.00 €. Por jo vetëm! Zbritjet e mëdha i gjeni edhe në shumë produkte tjera, si sete tenxheresh, tiganë, sete filxhanësh, sete gotash, pjata për ëmbëlsira, aksesorë kuzhine, etj.

Nuk do të mungojnë në ofertë as çantat e udhëtimit apo dekoret moderne dhe unike në stile të ndryshme. Në gamën e gjerë të produkteve Comodita gjeni edhe peshqirë, bodymantilë, protektor shtrati, dyshek dhe produkte gjumi për fëmijë , si dhe produkte të kopshtit me çmime të jashtëzakonshme!

Dyqanet Comodita Home janë destinacioni i përkryer edhe për ata që duan të gëzojnë më të dashurit në periudhën e festave të fundvitit me dhuratat më të bukura dhe çmimet më të leverdishme. Bëni zgjedhjen e duhur dhe vizitoni dyqanet Comodita Home, nga data 17 Nëntor. Gjithashtu ju mund t’i porositni të gjitha produktet me po të njëjtën zbritje online nga shtëpia nëpërmjet webfaqes www.comoditahome.com apo rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, si dhe përmes qendrës së thirrjeve të Comodita Home duke telefonuar pa pagesë në numrin 0800 25000
ku përfitoni edhe transportin e produkteve falas. Gjithashtu ju presin edhe ofertat 2 orëshe për Black Friday edhe në Comodita Tvshop.

Bëhuni gati dhe përgatituni për eksperiencën tuaj më të veçantë të blerjes! Këtë ofertë të magjishme për Black Friday konsideroni si guidën më të bukur për produktet që do të bleni për shtëpinë tuaj. Shfrytëzoni këtë mundësi të jashtëzakonshme me çmimet më atraktive, ngase këto oferta vijnë një herë në vit!

Shihemi në Comodita Home!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *