Brigada e Zjarrfikësve e Gjakovës ka falënderuar përzemërsisht kompaninë “Comodita Home” për donacionin e dyshekëve për të gjithë stafin.

Përmes një postimi në Facebook, nga kjo brigadë është bërë e ditur se ky gjest solidariteti dhe përkrahjeje përbën një mbështetje të rëndësishme për zjarrfikësit në përditshmërinë e tyre.

Sipas tyre, ky donacion i motivon edhe më shumë në misionin për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

“Faleminderit për mbështetjen”, thuhet mes tjerash në postim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *