
Muaji Maj vjen me surpriza të veçanta nga Comodita Home, destinacioni i parë për komoditetin dhe cilësinë që zgjat. Në këtë sezon Comodita prezanton ofertat më të mëdha të vitit, me produkte që e kthejnë çdo natë gjumi në një përvojë unike – dhe këtë herë me çmime të papërsëritshme.
Në qendër të ofertës qëndron Dysheku Memory tashmë me një ZBRITJE EKSTREME me -100€ extra zbritje, për vetëm 249€!
Ky dyshek është dizajnuar për t’iu përshtatur formës së trupit në mënyrë inteligjente, duke shpërndarë peshën njëtrajtësisht dhe duke reduktuar ndjeshëm pikat e presionit. Me një trashësi prej 23 cm, posedon 3 vite garancion.
Për ata që preferojnë një mbështetje klasike, por me një shtresë të butë në sipërfaqe, Dysheku Aloe Vera është zgjedhja ideale. Me vetëm 59€ në kompozicionin 90×200, kjo ofertë është e pakonkurrueshme për cilësinë që ofron.
Nëse kërkoni për një nivel më të lartë sofistikimi, dyshekët Cloud dhe Hybrid janë zgjedhje e shkëlqyer. Të realizuar me ekspertizë italiane dhe materiale premium, këta dyshekë kombinojnë teknologjinë më moderne të mbështetjes me komfortin maksimal. Gjatë muajit maj, përveç zbritjes speciale, çdo blerje e këtyre dyshekëve shoqërohet edhe me një dhuratë falas – mbrojtës shtrati rezistente ndaj ujit që mbron investimin tuaj afatgjatë.
Në 31 dyqanet fizike në Kosovë dhe përmes platformës online comoditahome.com, ju mund të përfitoni deri në -70% zbritje në kategori të ndryshme – ajo e dyshekëve, tekstilit, kuzhinës, kategoria e aksesorëve dhe e udhëtimit Regent. Për çdo informacion shtesë apo ndihmë, mund të kontaktoni në qendrën e thirrjeve 0800 25 000, ku ekipi është gjithmonë në dispozicion për t’ju ndihmuar.
Përveç kësaj, mos e humbisni mundësinë të ndiqni emisionin Comodita TV Shop, ku çdo ditë prezantohen oferta të përditësuara dhe dhurata surprizë në orare të ndryshme gjatë ditës.