Brendësia e dyshekut Hybrid
Brendësia e dyshekut Hybrid është një kombinim i kujdesshëm i materialeve dhe teknologjive për të siguruar një përvojë gjumi të përsosur. Përfshin shtresa të shpuzës Memory, teknologji të avancuara për rregullim të temperaturës dhe lagështisë, susta të mbështetjes dhe materiale hybride si shpuzë poliuretane dhe lateks natyral, duke ofruar një përvojë të personalizuar dhe të përshtatshme për nevojat e çdo individit.
Karakteristikat e dyshekut Hybrid
- 2 cm shpuzë me veti elastike, strukturë poroze që mundëson temperaturë të normalizuar për trupin.
- 6 cm Memory, shkumë Visko-elastike për të liruar presionin që ndihmon në qarkullimin e gjakut.
- 4 cm shpuzë elastike, e qëndrueshme dhe shpejtë – ripërtëritëse.
- 14 cm susta individuale të ndara në 5 zona nga fortësia/butësia. Mbanë eshtrat tuaj në radhitje të drejtë natyrale.
- 3 cm shpuzë poliuretane me dendësi të lartë, i ofron stabilitet dyshekut dhe shtresave të ndërtuara sipër.
- Dimensioni / Kompozicioni: 200x100cm
- Kombinim i shtresave të shkumës Memory dhe poliuretane dhe sustave, me mbështjellës pambuku
- Dysheku vjen i vakumuar, i mbështjellur me një mbështjellës që të mbrohet nga pluhri. Dysheku nuk duhet të ketë kontakt me ujin.
- Garancion 10 vite
Projektuar nga ekspertë
Dysheku Hybrid prezantohet me trashësi prej 30cm, i mbështjellur në material 100% viskozë dhe i strukturuar me shtresa të kombinuara të shpuzës poliuretane, sustave individuale dhe shkumës Memory. Për shkak të projektimit të avancuar të secilës prej shtresave të këtij dysheku, Hybrid dallohet si kompozicion i cili ofron një teperaturë të normalizuar gjatë fjetjes, në një ambient higjienik largë alergjive e baktrerieve. Gjatë fjetjes, edhe nëse lëvizni pozicionin e trupit, lëvizjet tuaja nuk ndikojnë në pjesën tjetër të dyshekut, duke siguruar kështu një gjumë të qetë.