Krijuar për ata që nuk bëjnë kompromise me cilësinë e gjumit, kjo paketë ekskluzive përfshin një kombinim të tre elementëve thelbësorë për një eksperiencë të plotë pushimi: Dyshekun, Kornizën e shtratit dhe Latoflex-in.
DYSHEK HYBRID + KORNIZË SHTRATI + LATOFLEX ALBA GREY 180x200cm
Kompleti i përkryer për një gjumë të qetë dhe rehati të garantuar.
Krijuar për ata që nuk bëjnë kompromise me cilësinë e gjumit, kjo paketë ekskluzive përfshin një kombinim të tre elementëve thelbësorë për një eksperiencë të plotë pushimi: Dyshekun, Kornizën e shtratit dhe Latoflex-in.
Dyshek Hybrid
Dysheku Hybrid prezantohet me trashësi prej 30cm, i mbështjellur në material 100% viskozë dhe i strukturuar me shtresa të kombinuara të shpuzës poliuretane, sustave individuale dhe shkumës Memory. Për shkak të projektimit të avancuar të secilës prej shtresave të këtij dysheku, Hybrid dallohet si kompozicion i cili ofron një teperaturë të normalizuar gjatë fjetjes, në një ambient higjienik largë alergjive e baktrerieve. Gjatë fjetjes, edhe nëse lëvizni pozicionin e trupit, lëvizjet tuaja nuk ndikojnë në pjesën tjetër të dyshekut, duke siguruar kështu një gjumë të qetë.
Kornizë e qëndrueshme dhe elegante
- Ndërtuar me kujdes nga materiale rezistente dhe të punuara në mënyrë estetike
- Përfaqëson një element të rëndësishëm të dizajnit të dhomës së gjumit
- Me një pamje moderne dhe të pastër, ajo përputhet lehtësisht me çdo stil arredimi
- Garanton stabilitet dhe qëndrueshmëri për vite me radhë.
Latoflex i fortë dhe fleksibël
- Shtresa e brendshme me latoflex (rripa druri) është ajo që e bën këtë komplet edhe më funksional
- Është i përforcuar me tetë këmbë dhe me platformë për qëndrueshmëri dhe për mbajtjen e peshës
- Ofron një mbështetje shtesë për dyshekun, duke përmirësuar komoditetin e tij dhe zgjatur jetën e përdorimit
- Siguron fleksibilitet të kontrolluar dhe përmirëson ventilimin e dyshekut, gjë që ndihmon në ruajtjen e freskisë dhe higjienës.
Ky kombinim perfekt i Dyshekut, Kornizës dhe Latoflex-it është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një ambient të ngrohtë, të rehatshëm dhe funksional në dhomën e tyre të gjumit.
Dimensioni / Kompozicioni: 180x200cm
LARTËSIA E ANËSOREVE TË KORNIZES:
LARTËSIA E PANELIT TË PASËM TË KORNIZES (KOKA E KORNIZES):
NGJYRA E KORNIZES: Grey
MATERIALI I DYSHEKUT: Kombinim i shtresave të shkumës Memory, poliuretane dhe sustave, me mbështjellës pambuku
UDHËZIMET E PËRDORIMIT: Dysheku vjen në paketim të vakumuar i mbështjellur në mënyrë hermetike. Pas hapjes, ai merr formën brenda 10-20 minutave, por nuk duhet të përdoret së paku për 24 orët e ardhshme. Dysheku nuk duhet të ketë kontakt me ujin.
KUSHTET E KTHIMIT / GARANCION: Garancion 3 vite
Kurse 69% Çmimi origjinal qe: 2,097.00€.659.00€Çmimi i tanishëm është: 659.00€.













